SHBA goditi Sirinë me raketa të njëjta që e sulmoi Serbinë
SHBA-të dhe aleatët e saj, Britania e Madhe dhe Franca ndërmorën sulme ajrore kundër bazave ushtarake siriane, duke hedhur më shumë se 100 raketa.
Këto sulme pasuan përdorimin e armëve kimike nga regjimi i Assadit ndaj civilëve në Duma javën që lamë pas, ku mbetën të vrarë dhjetëra civilë, në mesin e tyre edhe shumë fëmijë.
Po çfarë raketa përdori Amerika për të sulmuar uzinat ushtarake siriane ku prodhoheshin armët kimike?
Sipas vlerësimeve të ekspertëve ushtarakë, SHBA-ja sipas të gjitha gjasave kundër Sirisë ka përdorur raketa të quajtura “Tomahawk”.
Kjo raketa e cila lëshohet nga anijet luftarake udhëton me shpejtësinë e aeroplanëve komercial dhe mund të bartë koka shpërthyese deri në 330 kilogramë.
“Tomahawk”-at janë në arsenalin e SHBA-ve që nga viti 1980, kurse për herë të parë janë përdorur në “Luftën e Gjirit”.
Ato janë përdorur edhe në sulmet e NATO-s ndaj forcave serbe gjatë luftës së vitit 1999 për çlirimin e Kosovës, shkruan zeri.
Fluturojnë në lartësi ekstreme të ulëta, kurse deri më sot janë përdorur në më shumë se 2300 sulme. Pra kjo statistikë tregon se sa efikase janë këto raketa, shkruan lajmi.net.
Vitin e kaluar SHBA ka shkrepur 59 raketa “Tomahawk” në bazën ajrore Shajrat, të Sirisë, kundër ISIS-it.
Secila raketa kushton 1.4 milion dollarë dhe mund të arrijë caqe nga 1300 deri në 2400 kilometra.
Ajo që këtë raketë e bënë edhe me vdekjeprurëse është fakti se ajo mund të riprogramohet gjatë fluturimit, pra mund t’i ndryshohet destinacioni.