“Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”, Rama, mesazh emocionues për nënën e tij
Në një ceremoni të mbajtur paraditen e sotme në teatrin Petro Marko në Vlorë, janë vlerësuar disa emra stomatologësh të njohur, ku ndër të cilët ishte edhe Aneta Rama, nëna e kryeministrit të vendit.
Rama ka qenë pjesë e kësaj ceremonie, ku i emocionuar për këtë nderim që i është bërë të ëmës, ka shpërndarë edhe një postim në rrjetet sociale ku shkruan se “ndihet i nderuar që tërhoqi si mëkëmbës i nënës së tij, Anetës, titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”, e cila e kishte të pamundur të ishte e pranishme për shkak të sëmundjes së vështirë që po kalon”.
“I nderuar dhe i emocionuar që tërhoqa si mëkëmbës i nënës time, Anetës, e cila e kishte të pamundur të ishte e pranishme për shkak të sëmundjes së vështirë që po kalon, titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” – akorduar për të nga Urdhëri i Stomatologut të Shqipërisë, në një ceremoni prekëse në vendlindjen e saj, me rastin e 100 vjetorit të Shërbimit Stomatologjik të Vlorës. Love you mom, Krenar për ty”, ka shkruar Rama.