NATO, mbështet sulmin kundër objekteve dhe aftësive të armëve kimike të regjimit sirian
Deklaratë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s mbi veprimet kundër objekteve dhe aftësive të armëve kimike të regjimit sirian
“Unë mbështes veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kundër objekteve dhe aftësive të armëve kimike të regjimit sirian. Kjo do të zvogëlojë aftësinë e regjimit për të sulmuar më tej njerëzit e Sirisë me armë kimike.
NATO ka dënuar vazhdimisht përdorimin e vazhdueshëm të armëve kimike nga Siria si një shkelje e qartë e normave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbahen përgjegjës.
NATO e konsideron përdorimin e armëve kimike si një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe beson se është thelbësore për të mbrojtur Konventën e Armëve Kimike. Kjo kërkon një përgjigje kolektive dhe efektive nga bashkësia ndërkombëtare.”