‘1, 2, 3, zjarr’/ momenti i lëshimit të raketave ‘Tomahawk’ mbi objektivat siriane
Publikohet për herë të parë video e momentit të nisjes së raketave “Tomahawk” nga luftanija amerikane në Mesdhe, për në objektivat ushtarake siriane.
Në pamje duket momenti kur komandanti francez i njësisë numëron deri në tre dhe jep urdhër për ‘zjarr’, ndërsa një nga ushtarakët e tjerë menjëherë takon çelësin dhe aktivizon raketat sulmuese, të cilat brenda pak sekondash godasin uzinat ushtarake në Damask dhe Homs ku dyshohet se prodhohen lëndë kimike. Këto të fundit ushtria siriane i përdori pak ditë më parë kundër popullsisë civile, duke shkaktuar vdekjen e 70 personave.
Video është publikuar në Twitter nga ministrja franceze e Mbrojtjes, Florence Parly. Ministrja franceze tha më herët se sulmi me raketa synonte qendrën kryesore të armëve kimike në Siri, si dhe dy zona të mëdha të përdorimit të armëve kimike.
Ajo tha gjithashtu se Rusia ishte paralajmëruar para sulmeve, ndërsa shtoi se Franca nuk ishte në kërkim të konfrontimit dhe nuk donte përshkallëzim ushtarak, por të garantonte paqen në Siri.