Zbulohet sistem i ri i koduar i komunikimit të FETO-s
Organet hetuese të Turqisë zbuluan sistem të ri të koduar të komunikimit mes pjestarëve të organizatës terroriste FETO, ndërsa bëhet fjalë për një sistem kriptografik i quajtur “2048 Fun and Relaxing Puzzle Game”, raporton Anadolu Agency (AA).
Departamenti për luftë kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar në Prokurorinë e Stambollit vazhdon hetimin kundër strukturave të FETO-s.
Tek pjestari i FETO-s E.K, i cili ka përdorur emrin e koduar Engin, janë gjetur sasi të konsiderueshme të dokumenteve dhe materialit digjital.
Pas shqyrtimit të plotë të materialeve të konfiskuara, është vërtetuar se pjestarët e organizatës terroriste kanë përdorur edhe një sistem kriptografik të komunikimit, ngjashëm si aplikacioni ByLock.
Prokuroria gjeti se pjestarët e organizatës kanë përdorur aplikacionin ”2048 Fun and Relaxing Puzzle Game”, i cili mund të ruhet në telefona me sisteme operative IOS dhe Android, ndërsa i shfaqur si lojë.
E.K deri në momentin e arrestimit ka qenë i punësuar si profesor në një shkollë shtetërore, ndërsa njëkohësisht ka qenë përdorues edhe i aplikacionit ByLock.