AktualitetNATO/BETë fundit

Nënsekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rose Gottemoeller: Përparimi i Ukrainës në axhendën e reformave

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i drejtohet Forumit të Sigurisë në Kiev.

Rose Gottemoeller nënvizoi mbështetjen e fortë të Aleancës për Ukrainën gjatë një vizite dy-ditore në Kiev këtë javë.

Duke ju drejtuar Forumit të Sigurisë në Kiev të premten ,më 13 prill 2018, Gottemoeller përshëndeti përparimin e Ukrainës në axhendën e reformave dhe theksoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira në zhvillimin e luftës hibride.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm shpjegoi hapat që NATO po merr për të parandaluar dhe mbrojtur më mirë nga kërcënimet hibride ose asimetrike.

“Duhet të jemi më të vetëdijshëm dhe të vëmendshëm, duhet të jemi të durueshëm ndaj sulmeve dhe ne duhet të jemi të gatshëm të përgjigjemi”, tha ajo.

Gottemoeller gjithashtu iu drejtua përpjekjeve të Rusisë për të minuar ligjin ndërkombëtar dhe përshëndeti solidaritetin e Ukrainës me aleatët e NATO-s në përgjigje ndaj sulmit të Salisbury.

Gjatë vizitës së saj në Kiev, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm u takua me zëvendës kryeministrin për Integrimin Europian dhe Euro-Atlantik, Ivanna Klympush-Tsintsadze, ministrin e Arsimit dhe Shkencës Lilia Hrynevych, zëvendës ministrn e  Mbrojtjes, Anatolij Petrenko dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Më vonë sot, ajo do të takohet me ministrin e jashtëm Pavlo Klimkin dhe zëvendës shefin e administratës presidenciale Kostyantyn Yeliseyev.