NATO shqyrton marrëveshjet e sigurisë me partnerët
Një seminar mbi “Marrëveshjet e Sigurisë me Organizatat jo anëtare të NATO-s dhe Organizatat Ndërkombëtare” u zhvillua në Taormina, Sicili prej daës 13-15 mars 2018. Seminari u fokusua në nxitjen e njohurive dhe përvojës kolektive në fushën komplekse të angazhimeve dypalëshe të sigurisë nëpërmjet ndarjes së praktikave më të mira dhe mësimet e nxjera.
Organizimi i Zyrës së Sigurisë së NATO-s, me mbështetjen e Autoritetit Italian të Sigurisë Kombëtare (Zyra Qendrore e Sekretarisë), workshopi ishte ngjarja e parë e këtij lloji dhe mblodhi më shumë se 50 përfaqësues nga 23 Aleatë të NATO-s.
Aktiviteti u dëshmua si një forum jashtëzakonisht i vlefshëm ku të gjithë pjesëmarrësit përfitonin nga bashkëpunimi i ngushtë brenda Aleancës.