AktualitetNATO/BEPolitikëTë fundit

Integrimi në rrugë të mbarë, Merkel fton Edi Ramën në Berlin

Dy javët e ardhshme do të jenë të ngjeshura me takime qe lidhen me fatin e negociatave të Shqipërisë me BE-në, por jo vetëm.

Do të ketë takime ku, do të diskutohet ecuria e Procesit të Berlinit në Ballkanin Perëndimor, verifikohen rezultatet e deritanishme të reformës në drejtësi, si dhe do të përcaktohet fillimi i “kulturës së ndëshkueshmërisë” së kërkuar nga Angela Merkel që në korrik të 2015.

Përveç Mogherinit që do të vijë në Tiranë të martën, më 23 prill do të vijë edhe Presidenti i Këshillit, Donald Tusk.

Pasi të jetë informuar lidhur me formulimin e rekomandimit të Komisionit Europian, kryeministri Rama do të udhëtojë drejt Berlinit më 25 prill, si i ftuar në takim zyrtar nga kancelarja gjermane Angela Merkel, raporton Ora News.