Sport

Europa League, Marseille-Salzburg dhe Arsenal-Atletico në gjysmëfinale

Marseille-Salzburg dhe Arsenal-Atletico janë dy çiftet e gjysmëfinaleve që do të diskutojnë mes tyre se cilët do të jenë finalistët e Lionit, në ndeshjen që do të përcaktojë edhe fituesin e Europa League të mërkurën e 16 majit.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen të enjten e 26 prillit dhe të enjten e 3 majit, datë pas së cilës do të mësohen dy ekipet finaliste. Fituesi i çiftit Marseille-Salzburg do të presë fituesin e çiftit Arsenal-Atletico në finalen e Lionit.