Edi Rama: Ilir Metën do ta votoj sërish për President.
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot letrën që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka dërguar në Kongresin e SHBA ku shprehte rezerva për ambasadorin Donald Lu dhe përmendte kreun e shtetit Ilir Meta.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Ilir Metën do ta votonte sërish për President.
Kreu i qeverisë shtoi se nuk i beson letrës së Adriatik Llallës drejtuar Kongresit Amerikan se Donald Lu i kërkoi arrestimin e Ilir Metës në vitin 2015. “Mes këtyre shqiptarëve që përmendët dhe amerikanit, unë besoj amerikanin”, u shpreh Rama në intervistën për “TV Klan”.
I pyetur për deklaratën e Berishës se Romana Vllahutin i kërkoi Adriatik Llallës, arrestimin e tij, Rama u shpreh: “Mes gjithë këtyre shqiptarëve që përmendët dhe kroatëve, unë besoj kroaten”.