Champions League, shorti vendos Bayrenin përballë Realit dhe Liverpoolin përballë Romës
Bayern-Real dhe Liverpool-Roma janë çiftet gjysmëfinaliste që përcaktuan goglat e shortit të hedhur në Nion të Zvicrës, nën përzgjedhjen e ambasadorit të Championsit të sivjetshëm, Andriy Shevchenko.
Sikurse në Europa League, edhe në kompeticion më prestigjioz të Europës për klube, shorti i kësaj faze nuk kishte kufizime, e përballjet ishin të hapura për cilindo mes 4 pretendentëve të mbetur në garë, gjermanët e Bayernit, italianët e Romës, anglezët e Liverpoolit, si dhe spanjollët kampionë në fuqi të Europës, Real Madrid.
Ndeshjet e para do të luhen të martën e 24 prillit dhe të mërkurën e 25 prillit, ndërsa ato të kthimit më 1 dhe 2 maj.