Zuckerberg, i pastër nga dëshmia
Shefi i Facebook, Mark Zuckerberg, doli i pastër nga dëshmia e parë para senatorëve, por raundi i dytë ishte më i ashpër. Ai u përball me pyetje të vështira gjatë seancës 5-orëshe para Komisionit të Energjisë dhe Tregtisë mbi praktikat e grumbullimit të të dhënave nga kompania dhe nevojën për një rregullore të re.
Zuckerberg përsëriti kërkimfaljen e tij, duke marrë mbi vete përgjegjësinë për shfrytëzimin e të dhënave të mbi 87 milionë përdoruesve nga skandali i Cambridge Analytica, por hezitoi të jepte një përgjigje të vendosur përballë presionit të demokratit Frank Pallone, për t’iu përgjigjur me ‘po’ ose ‘jo’ pyetjes nëse do të ndryshonte opsionet e përgjithshme të Facebook, për të minimizuar grumbullimin e të dhënave.
Mirëpo, themeluesi i platformës e cilësoi këtë një çështje komplekse që meritonte një përgjigje të përbërë nga më shumë se një fjalë. Për Pallonen përgjigja e tij ishte zhgënjyese. I shtyrë nga një kongresmene, Zuckerberg pranoi se edhe të dhënat e tij u janë shitur Cambridge Analytica.
Sipas Zuckerberg, nuk përjashtohet mundësia që Facebook të ndjekë penalisht kompaninë londineze.
Ai u shpreh se ka përgjegjësinë morale në drejtimin e një platforme që mbron demokracinë, ai paralajmëroi ligjvënësit që të jenë të kujdesshëm me propozimet e tyre, pasi kompani të mëdha si Facebook-u kanë më tepër burime se sa kompanitë e vogla, për të respektuar rregullatorët