Tahiri ‘deputet i pavarur’, sot me fjalim në seancën e Kuvendit
Në seancën e kësaj të enjte në Kuvend pritet të rikthehet edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Por, ndryshe nga herët e tjera, ai nuk do të flasë si pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, por si deputet i pavarur, ku edhe ka regjistruar emrin për të folur për një nga çështjet e rendit të ditës.
Prokuroria ka ngritur disa akuza ndaj ish-ministrit të Brendshëm për përfshirjen në trafikun e hashashit në Itali. Akuzat u ngritën menjëherë pas kapjes në Itali të Habilajve, me të cilët prokuroria dyshon se Saimir Tahiri ka bashkëpunuar.