Stoltenberg: Përdorimi i armëve kimike në Siri, minon rendin e bazuar në rregulla,
“Ne diskutuam shumë çështje gjatë takimit tonë, ne trajtuam temat kryesore ndërsa përgatitemi për Samitin e ardhshëm të NATO-s në korrik në Bruksel, si të forcojmë parandalimin dhe mbrojtjen e NATO-s, si të projektojmë stabilitetin në rajonin tonë dhe si të vazhdojmë të modernizojmë Aleancën.
Kjo është një përgjigje nga e gjithë Aleanca në një mjedis më të kërkuar dhe të paparashikueshëm të sigurisë që përfshin një Rusi më të sigurtë dhe gjithashtu trazirat dhe dhuna që shohim në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg.
Ai falënderoi Kryeministrin për kontributet e shumta që Sllovakia ijep NATO-s, sigurisë së përbashkët, dhe mbrojtjes kolektive. “Ju kontribuoni për Praninë tonë të Forcuar Përpara në Letoni, me trupat tuaj atje. Ju e pritni atë që ne e quajmë një njësi e integrimit të forcave të NATO-s, e cila është një komandë e vogël që mund të koordinojë ushtrimet përmes planifikimit dhe të lehtësojë përforcime të shpejta, vendosje nëse është e nevojshme.”.
Sekretari i Përgjithshëm tha se NATO mirëpret që Sllovakia po jep kontribute të mëdha nëpërmjet misioneve dhe operacioneve të ndryshme të NATO-s.
“Kohët e fundit kam vizituar Irakun ku kam takuar trajnerë sllovakë që ndihmojnë në trajnimin e forcave lokale të sigurisë dhe gjithashtu faktin që ju keni trajnerë dhe fonde për forcat afgane të sigurisë kombëtare dhe ushtrinë.
Sllovakia gjithashtu luani rol në Ukrainë, “pasi është kombi kryesor në Fondin e Mirëbesimit për të ndihmuar në trajtimin e municioneve të pashpërthyera. Pra, ju luani një rol të rëndësishëm dhe Sllovakia është një aleat me vlerë’.
Stoltenberg tha se kishin diskutuar situatën në Siri. “Ne dënojmë në terma më të forta përdorimin e armëve kimike. Sulmi i fundit ishte i tmerrshëm, duke vrarë dhjetra njerëz, duke përfshirë shumë fëmijë”.
“Ne i bëjmë thirrje regjimit sirian dhe mbështetësve të tij që të lejojnë qasje të plotë dhe të papenguar në ndihmën ndërkombëtare mjekësore dhe në monitorimin ndërkombëtar.
NATO e konsideron përdorimin e armëve kimike një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Dhe ata që janë përgjegjës duhet të mbahen përgjegjës. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur ndalimin e përdorimit të armëve kimike.”, tha Jens Stoltenberg.
Ai gjithashtu falënderoj “fort Sllovakinë për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, për të investuar më shumë në sigurinë tonë”.
Fakti që ju sollët në takim Zëvendës Kryeministrin, ministrin e Financave Kazimir, “mendoj se ai ishte një takim që nënvizon angazhimin sllovak për rritjen e investimeve të mbrojtjes. Dhe ne mirëpresim angazhimin tuaj të fortë për të arritur qëllimin tonë për të shpenzuar 2% të GDP-së në mbrojtje deri në vitin 2024”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
“Ne gjithashtu mirëpresim faktin se Sllovakia tashmë e ka përmbushur udhëzimin e shpenzimit të 20% të buxhetit për pajisjet kryesore.”
Lidhur me qëndrimin e NATO-s ndaj Rusisë për çështjen e helmimit të Sergei Skripal, largimin e diplomatëve si të padëshiruar nga NATO si dhe qëndrimin e Sllovakisë nga ana e saj për këtë çështje “pasi Sllovakia ka kujtuar ambasadorin e saj nga Moska, por nuk ka anuluari praninë e asnjë diplomati rus”, Peter Pellegrini, Kryeministri i Republikës Sllovake tha për gazetarët se “Gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm, ne nuk kemi diskutuar rastin Skripal në Mbretërinë e Bashkuar”.
“Këtu, do të doja të theksoja një çështje; që pozicioni i diplomacisë sllovake dhe vendimi sllovak për të kujtuar ambasadorin tonë nga Moska është një përgjigje adekuate, veçanërisht e përshtatshme për njohurinë tonë për gjendjen e deritanishme dhe adekuate të asaj që ne e dinim në atë moment në kohë”, tha ai.
Por nga ana tjetër, tha ai “dëshiroj ta shfrytëzoj këtë mundësi edhe për të riafirmuar gjithashtu, Sekretarit të Përgjithshëm”, lidhur me qendrimin armiqësor ndaj Rusisë, “fakti që ne kemi rikujtuar ambasadorin tonë, kjo është … kjo në asnjë mënyrë nuk minon anëtarësim në NATO. Ne jemi një anëtar i besueshëm dhe besnik i NATO-s dhe ne do të vazhdojmë të jemi të tillë në të ardhmen”, tha z. Pellegrini.
“Ky ishte thjesht një vendim që morëm. Kishte shumë vendime të tjera nga vendet e tjera në BE. Kemi marrë vendimin që kemi marrë, por kjo nuk ka implikime në anëtarësimin tonë në NATO apo në marrëdhëniet me partnerët tanë të NATO-s.”
Ndërsa lidhur me situaën aktuale në Siri dhe faktin që Presidenti amerikan po shqyrton një reagim ushtarak ndaj sulmit kimik të gazit, çfarë hapash janë ndërmarrë nga NATO z. Peter Pellegrini tha se “ne kemi diskutuar me Sekretarin e Përgjithshëm se prioritet është që në radhë të parë të refuzojmë në mënyrë të qartë çdo tolerancë ndaj armëve kimike, veçanërisht të përdorura kundër civilëve. Dhe ne gjithashtu kemi përcjellë një mesazh të fortë kundër këtyre autorëve”.
“Por për ne, si anëtarë të NATO-s, është një përparësi të sigurohemi që ekspertët, ekipet e ekspertëve do të kenë një vend për të punuar, do të kenë një shans për të monitoruar dhe vëzhguar situatën në terren, dhe do të na japin me informacione të qarta nga vendi. Gjithashtu, është një përparësi absolute për të siguruar që ekipet mjekësore ndërkombëtare do të kenë akses dhe do të ofrojnë ndihmën e parë për ata që ishin viktima të këtyre sulmeve”.
Kurse z. Stoltenberg tha lidhur me ngjarjen Salisbury se ” Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike botoi sot një raport dhe ky raport konfirmon gjetjet britanike mbi agjentin nervor të përdorur në sulmin e Salisbury. Kjo është hera e parë që një agjent nervash është përdorur në territorin e NATO-s” , tha ai
“Ne sigurisht që e trajtojmë këtë në një mënyrë shumë serioze dhe ne gjithashtu duhet të kuptojmë se ky sulm … ka ndodhur në një sfond të sjelljes së pamatur të Rusisë gjatë disa viteve: me aneksimin e paligjshëm të Krimesë me përpjekjet për të vazhduar të destabilizojë Ukrainën Lindore; sulme të ndryshme kibernetike, dhe; edhe fakti që Rusia, në mënyra të ndryshme, u përpoq të ndërhyjë në proceset tona demokratike dhe vendore. Pra, kjo ishte arsyeja pse edhe shumë Aleatë të NATO-s, dhe gjithashtu NATO si Aleancë, vendosën të dëbojnë zyrtarët rusë, si rezulta, si reagim ndaj sulmit të Salisbury”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
“Kur vjen puna për situatën në Siri, ne jemi, siç thashë, shumë të shqetësuar. Ne dënojmë me forcë përdorimin e armëve kimike. Shumë civilë, shumë fëmijë janë vrarë dhe ne bëjmë thirrje për qasje të papenguar dhe të plotë për vëzhguesit ndërkombëtarë në zonë, dhe gjithashtu theksojmë fuqishëm rëndësinë e mbrojtjes së ndalimit të përdorimit të armëve kimike. Prandaj, përgjegjësit duhet të mbahen përgjegjës pas përdorimit të armëve kimike në Siri.”
Lidhur me situatën në Siri, “mbështetjen e pretendimeve të një sulmi kimik pa një mekanizëm të qartë verifikimi”, që mund “të na çojë në rezultate më katastrofale” dhe nëse po përdoren linjat e komunikimit ushtarak me Rusinë për të shmangur pasoja të tilla Jens toltenberg tha për gazetarët se ” Sulmi ndodhi në një zonë ku regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij po veprojnë, dhe Rusia dhe Irani ofrojnë mbështetje të fuqishme për regjimin e Asadit. Regjimi i Asadit ka përdorur armët kimike më parë’ tha ai.
“Dhe një nga mesazhet kryesore që kemi, pas sulmit në Douma lindore është se ne kërkojmë qasje të plotë dhe të papenguar për vëzhguesit ndërkombëtarë. Dhe ne i bëjmë thirrje regjimit të Asadit, por edhe përkrahësve të tij, Iranit dhe Rusisë, që ta bëjnë atë të mundur, si për të lejuar vëzhguesit ndërkombëtarë, por edhe për të lejuar hyrjen e ndihmës mjekësore në këtë zonë.”
Z. Stoltenberg tha se “Konsultimet vazhdojnë midis aleatëve të NATO-s mbi mënyrën e reagimit ndaj sulmit. Ne mendojmë se është e rëndësishme që përgjegjësit të mbahen përgjegjës dhe besojmë fuqishëm se është e rëndësishme të mbrohet ndalimi i armëve kimike, sepse kjo është me të vërtetë një konventë e rëndësishme për të cilën ne duhet të bëjmë gjithçka për të mbrojtur. Pra, përdorimi i armëve kimike në Siri nuk është vetëm serioz sepse shumë civilë janë vrarë, por është gjithashtu serioze sepse ai minon rendin e bazuar në rregulla, konventën që ndalon armët bërthamore … armët kimike.”/burimet nato/ fraksion