AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Bushati kërkoi ndjesë e prapë u ndëshkua, ata krenarë për shëmtitë e tyre

Kryeministri Edi Rama reagoi pas vendimit të Byrosë së Kuvendit për përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati krahas 6 deputetëve të opozitës pas tensioneve në seancë e sotme të Kuvendit.

Përmes një status në faqen e vet në FB Rama shprehet se Bushati u ndëshkua, edhe pse kërkoi ndjesë për veprimin e tij instinktiv ndaj agresionit. Kjo sipas tij është ajo që e dallon mazhorancën nga opozita, që siç shprehet Rama janë krenarë për shëmtinë e tyre.

“Ditmir Bushati reagoi sot instinktivisht ndaj nje agresioni të shëmtuar dhe gaboi!Kërkoi ndjesë publike e prapëseprapë u ndëshkua. Sepse për ne rregullat vlejnë njësoj për të gjithë dhe NE NUK JEMI NJESOJ SI ATA që jo vetëm s’e njohin ndjesën, po janë krenarë për shëmtitë e tyre!” shprehet Rama.