Po shkojmë drejt Lufës III Botërore? Kush do ta fitonte?
Bota po alarmohet nga tensionet e fundit midis Amerikës dhe Rusisë. Po të shtosh dhe ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut, mendimet shkojnë për një Luftë të Tretë Botërore. Por kush do të fitonte, po të ndodhte?
Tensionet nëpër botë u ngritën që me sulmin ndaj ish spiunit rus në Salisbëri dhe kulmuan me masakrën me armë kimike në Siri. Para këtyre ngjarjeve, Koreja e Veriut kishte qenë po aq aktive me kërcënimet e saj. Të gjitha këto ngjarje e vendosin globin më shumë se kurrë pranë një konflikti të ri botëror.
Ja ç’ka ndodhur deri tani:
Viti 2018
11 Prill: Minsitria e Mbrojtjes në Rusi deklaroi se do të përgjigjet menjëherë nëse sulmohen ushtarakët e tyre në Siri nga avionët amerikanë.
11 Prill: Ambasadori rus në Liban tha se predhat amerikane që do të lëshoheshin drejt Rusisë do të qëlloheshin në ajër, dhe armët që i lëshojnë raketat do të sulmohen nga Rusia deri në asgjësim.
14 Mars: Rusia tha se do t’i kundërpërgjigjeshin masave të Britanisë dhe se Londra nuk duhej ta kërcënonte Moskën. Trump tha që SHBA mban anën e Britanisë.
13 Mars: Pas helmimit të spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Kryeministrja Tereza Mej tha se do të merrte një sërë masash kundër Rusisë.
Viti 2017
26 Dhjetor: Pas sanksioneve të reja, u tha se Kim Jong Un po planifikonte të lëshonte një satelit që do të maskonte testet bërthamore në të ardhmen.
28 Nëntor: Kim Jong Un shpalli me krenari se Koreja e Veriut ishte shtet me armë bërthamore. Raketa e testuar ICBM Hwasong-15 fluturoi për 15 minuta dhe bëri pothuajse 1000 km para se të zbriste në Detin e Japonisë.
31 Tetor: Avionë bërthamorë amerikanë e rusë fluturuan pranë Koresë së Veriut, ndërsa nga Japonia u raportua se një fabrikë bërthamore e regjimit të Kim-it ishte shembur, me 200 persona brenda.
23 Tetor: Trump riktheu bombarduesit bërthamorë në gjendje gatishmërie, 24 orë në ditë, për të parën herë që nga Lufta e Ftohtë.
21 Tetor: Avionë bombardues supersonikë, US B-1B, dhanë një shfaqje ajrore duke e bërë Kim-in të deklarojë se dy koretë ishin tashmë në prag shpërthimi.
7 Tetor: Trump paralajmëron Korenë e Veriut, duke dhënë mesazhin ngjethës: “Vetëm një gjë funksionon me këtë shtet”.
3 Tetor: Koreja e Veriut e quajti Japoninë “vetëvrasëse” që do të vdesë nga “retë bërthamore”, pasi kryeministri japonez i bëri thirrje botës t’i bëjë më shumë presion Koresë së Veriut.
October 1: Trump tha se Sekretari i Jashtëm amerikan po humbte kohën kot duke u përpjekur të negocionte me “burrin e vogël me raketa”, (për Kim Jong Un-in).
26 Shtator: Koreja e Veriut vendosi avionë në brigjet e veta për të diktuar bombardues amerikanë.
25 Shtator: Koreja e Veriut kërcënoi se do të sulmonte avionët amerikanë dhe akuzoi Donald Trump-in se u kishte shpallur luftë.
15 Shtator: Koreja e Veriut lëshoi një raketë përmbi Japoni dhe e hodhi në Paqësor, si përgjigje ndaj sanksioneve të OKB.
10/11 Shtator: Dy predha ndërkontinentale u testuan nga Koreja e Veriut me një rreze prej më shumë se 10,000 KM.
6 Shtator: Koreja e Veriut premtoi të dyfishojë arsenalin bërthamor si përgjigje ndaj sanksioneve dhe paralajmëroi SHBA-në për pasoja katastrofike.
2 Maj: Kim Jong-un lajmëroi se do të ishte e lehtë fare të hidhnin bomba bërthamore në Japoni.
14 Prill: Presidenti Trump i bëri thirrje Kinës të merrte masa ndaj Koresë ose Amerika do ta zgjidhte problemin vetë, po të mos futej dikush tjetër.
Kush e ka ushtrinë më të fortë?
Koreja e Veriut ka 1.02 ushtarakë aktivë dhe 73 nëndetëse – më shumë se Rusia dhe SHBA-të. Koreja ka edhe 4,060 tanke, por vetëm 286 helikopterë dhe tre luftanije.
Në kontrast, Amerika ka 409,000 ushtarakë aktivë, edhe pse shpenzon 611 miliardë dollarë për mbrojtjen. SHBA ka edhe 5437 helikopterë, 88 luftanije, 2384 tanke, 71 nëndetëse dhe 1442 avionë luftarakë.
Rusia e Putinit ka 240,000 ushtarakë aktivë dhe shpenzon 69 miliardë dollarë për ushtrinë. Rusia ka 2700 tanke, 1090 avionë luftarakë, 854 helikopterë, 34 luftanije dhe 62 nëndetëse.
Kina ka 1.6 milionë ushtarakë aktivë dhe shpenzon 215 miliardë dollarë për ushtrinë.
Ka kërcënime të tjera ndaj paqes në botë?
Tensionet midis Rusisë dhe Amerikës janë në pikën më kritike, pas sulmit me armë kimike në Siri.
SHBA ka thënë se Bashar Al-Asadi është fajtor për gjenocid, menjëherë pas sulmeve në Duma, më 7 Prill.
Megjithatë, Rusia kërkon që të kryhen hetime të mëtejshme për masakrën.
Kay Hutchison, Ambasadori i SHBA-ve në NATO, e akuzoi Rusinë se kishin përgatitur Asadin.
Ministria e Mbrojtjes në Rusi tha se do të përgjigjeshin menjëherë nëse njësitë e tyre ushtarake në Siri do të goditeshin nga bombardimet amerikane.
Kush do ta fitonte luftën?
Është e pamundur të parashikohet se kush do ta fitonte një konflikt.
Donald Trump ka thënë se urdhri i tij i parë si president ishte rinovimi dhe modernizimi i arsenalit bërthamor të Amerikës, dhe tani thotë se është më i fortë dhe më i fuqishëm se kurrë më parë.
Koreja e Veriut ka kryer teste pa ndalim, dhe tani besohet se ka mjaftueshëm për të sulmuar edhe SHBA-të.
SHBA është i vetmi vend që ka avionë të brezit të pestë 187 F-22, plus F-35-at të cilat ende nuk janë testuar.
Megjithatë, Rusia po zhvillon një avion të ri “stealth”, të pakapshëm nga radarët. Kina, nga ana e saj, po zhvillon katër të tillë.
Kim Jong Un ka bërë kërcënime të shumta, gjë që sugjeron se arsenali i tij bërthamor është më i madh se ç’mendohet.
The Sun, Patrick Knox, Neal Baker, Tom Gillespie, Mark Hodge, Jon Rogers, Sofia Petkar/top channel