AktualitetPolitikëTë fundit

Ndërpritet sërish seanca, Noka dhe Balliu i hedhin miell Ramës

Tjetër tension në sallën e Kuvendit. Ndërkohë që Basha dhe deputetët e opozitës vazhdojnë të qëndrojnë në foltore, deputeti Flamur Noka i ka hedhur miell kryeministrit Rama, por ky i fundit është shfaqur i qetë, duke pire ujë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i gardës për të mbrojtur Ramën, kurse kryetari i Kuvendit Ruçi ka kërkuar ndërprerjen e seancës për pak minuta.

Menjëherë pas rifillimit të saj, Ruçi ka komunikuar përjashtimin e deputetit Flamur Noka nga seanca.