AktualitetEkonomiTë fundit

Lista e kandidatëve fitues për infermierë, mami, fizioterapistë, tek…

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar pikët përfundimtare që kanë marrë infermierët, fizioterapistët dhe profesionet e tjerë të shëndetësisë që konkuruan për 139 vendet e lira të punës në Tiranë. Nga 40-69.8 pikë kanë marrë infermierët në testimin që është bërë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpalli listën përfundimtare të kandidatëve fitues që konkuruan për vendet e lira të punës për infermierë, mami, fizioterapistë, teknikë laboratori dhe teknikë imazherie në qarkun e Tiranës. Nga 523 kandidatë që kaluan fazën e parë dhe hynë në testimin me shkrim, 342 prej tyre janë shpallur fitues, duke kaluar pragun prej 40 pikësh të parashikuar në rregulloren e konkurimit. 342 kandidatë fitues do të thirren menjëherë nga komisioni i testimit, duke ju bërë me dije 139 vendet e lira të punës që janë aktualisht në spitale dhe qendra shëndetësore të qarkut të Tiranës.

Kandidatët do të përzgjedhin sipas rendit fitues vendin e punës që preferojnë. Pjesa tjetër e fituesve që janë më poshtë në renditje janë kandidatët e parë për tu punësuar për cdo vend të lirë pune që hapet në spitalet dhe qendrat shëndetësore të qarkut të Tiranës. Lista e fituesve të qarkut të Tiranës, do të pasohet në ditët në vijim me listat e fituesve sipas qarqeve: Shkodër, Elbasan dhe Vlorë”, – thotë Ministira e Shëndetësisë.

Listën e kandidatëve fitues e gjeni të plotë në Shqiptarja.com/ PRINT