Kryeministri Rama, shpall vende të lira pune për kompaninë AIR ALBANIA
Kryeministri Edi Rama ka shpallur sot vende të lira pune “në kompaninë ajrore të Shqipërisë që së shpejti do të ngrejë avionët e saj”.
Ai thotë se ambicia jonë është që AIR ALBANIA të bëhet zgjedhja e parë e çdo shqiptari dhe që vajza e djem të zgjedhur të këtij vendi, të mikpresin e të shërbejnë në bordin e avionëve të krenarisë sonë kombëtare
Këtë shpallje Kryeministri e ka bërë nëpërmjet një statusi të tij në Facebook
Ja statusi i plotë i Edi Rama:
“AIR ALBANIA NJE FAQE E RE NE HISTORINE E UDHETAREVE SHQIPTARE
A dëshiron të punosh në kompaninë ajrore të Shqipërisë që së shpejti do të ngrejë avionët e saj?
Ambicia jonë është që AIR ALBANIA🇦🇱🦅të bëhet zgjedhja e parë e çdo shqiptari dhe duam që vajza e djem të zgjedhur të këtij vendi, të mikpresin e të shërbejnë në bordin e avionëve të krenarisë sonë kombëtare👐
Çdo vajzë e djalë që përmbush kriteret dhe dëshiron të provojë veten në konkursin për një vend në trupën e kompanisë kuqezi, është i mirëpritur“