Stoltenberg më 16 prill do të vizitojë Turqinë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg më 16 prill do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se Stoltenberg do të takohet me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Hulusi Akar, ministrin e Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministrin e Mbrojtjes, Nurettin Canikli.
Pritet që në takimet e sekretarit të përgjithshëm në rend dite të jenë çështjet si marrëdhëniet Turqi-NATO-s, operacioni “Dega e Ullirit”, lufta kundër terrorizmit, përgatitjet për Samitin e Brukselit 2018 dhe çështjet rajonale.