AktualitetLife StyleTë fundit

Piktorja Ornela Vropsi prezanton ekspozitën “Providence” në Kryeministri

Është hapur pasditen e sotme në COD (Qendra per Hapje dhe Dialog) në Kryeministri “Providence”, ekspozita e Ornela Vorpsit, piktore dhe shkrimtare e njohur me banim në Paris, e cila shfaqet për herë të parë përpara publikut shqiptar me një seri pikturash, vizatimesh e fotografish.

Të pranishëm kanë qenë kryeministri Rama me bashkëshorten, kryetari i Kuvendit Ruçi, por edhe deputetë, ambasadorë dhe personalitete të artit.

Ornela Vorpsi është shprehur publikisht se projekti i përkthimit të veprave të saj në shqip i ishte premtuar nga kryeministri. Por që ky i fundit, me punët e shumta politike që ka, nuk ka gjetur kohën të ulet e të përkthejë Ornelën në shqip”, ka thënë Vorpsi.