AktualitetPolitikëTë fundit

Llalla i shkroi Kongresit: Donald Lu më kërkoi arrestimin e Ilir Metës!

Llalla pretendon se Lu-ja i ka kërkuar që të arrestonte në vitin 2015 Ilir Metën, asokohe kryetar i Parlamentit të Shqipërisë. Sipas Llallës Lu-ja ja bërë këtë kërkesë gjatë një takimi të posaçëm të këkruar prej ambasadorit për këtë qëllim.

Në një letër që i ka dërguar Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në maj të vitit 2017 dhe që kjo e fundit e ka publikuar në faqen e saj të internetit, ish-Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla, që po hetohet nga Prokuroria e Durrësit për fshehje pasurie, pastrim parash etj, ka lëshuar akuza të forta ndaj ambasadorit të SHBA-vë ne Shëqipëri Donald Lu.

Llalla pretendon se Lu-ja i ka kërkuar që të arrestonte në vitin 2015 Ilir Metën, asokohe kryetar i Parlamentit të Shqipërisë.

Pjesa e letrës së Adriatik Lllalës për Kongresin Amerikan, ku përmend kërkesën e Donald Lu-së për arrestimin e Ilir Metës

 Letra e plotë e Llallës, dërguar Kongresit amerikan

Sipas Llallës Lu-ja ja bërë këtë kërkesë gjatë një takimi të posaçëm të këkruar prej ambasadorit për këtë qëllim.

Lallla shkruan se në këtë pikë ai e ndërpreu takimin pasi kërkesa e ambasadorit ju duk jo e logjikshme dhe e pa-bazuar në prova, duke i përmendur atij edhe trazirat e mundshme politike që mund të shkaktoheshin në Shqipëri nga një arrestim i tillë.

Por ja çfarë ka shkruar më konkretisht Adriatik Llalla për Kongresin Amerikan:

Edhe pse ishte përballur me prokurorët në takime të ndryshme, në maj 2015, ambasadori Lu kërkoi një takim me Prokurorin e Përgjithshëm. Në këtë takim, i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm ndërhyrjen për të ndikuar te prokurorët që të mos e kundërshtonin projektin e tij për reformën në drejtësi. Për më tepër, në një mënyrë jo-diplomatike dhe kundër çdo norme të garantuar nga Konventa e Vjenës, ambasadori Lu i sugjeroi Prokurorit të Përgjithshëm se duhet të arrestonte Kryetarin e Parlamentit dhe gjithashtu kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta. Në pretendimet e Z. Lu, Kryetari i Parlamentit Meta ishte i korruptuar dhe po pengonte reformën në drejtësi dhe se arrestimi i tij do ta ndihmonte Shqipërinë të integrohej sa më shpejt në bashkimin Evropian. Një kërkesë e tillë, tërësisht e papërgjegjshme, e detyroi Prokurorin e Përgjithshëm ta ndërpriste takimin, duke shpjeguar se arrestimi i çdo personi, përfshi edhe zyrtarët, mund të kryhet vetëm mbi bazën e provave.

Prokurori i Përgjithshëm shprehu në qëndrimin e tij se nëse kërkesa ishte logjikisht pa baza, dhe në mungesë totale provash për korrupsionin e zyrtarëve të lartë, kjo mund të rrezikonte të shkaktonte trazira të rënda politike dhe shoqërore në Shqipëri. Në qëndrimet e mëpasme të diplomatit Lu përshtypja qe se rreziku i mundshëm i trazirave nuk ishte një çështje prioritare për të./shqiptarja.com