SportTë fundit

Juventusi fiton në Madrid, por në gjysmëfinale shkon Reali

Real Madrid ka shpëtuar për mrekulli në sekondat e fundit duke shmangur shtesën pasi Juventus përmbysi disavantazhin e ndeshjes së parë me dopietën e Mandzukic dhe Matuidi. Ishte një ndeshje e mrekullueshme në Bernabeu dhe me një nga fundet më dramatikë të historisë së futbollit.

Atë që nuk e bën Real e bën Juventus me të njëjtën skemë si në golin e parë. Nga e djathta Lichtsteiner fut një kros në zonë dhe gjen sërish Mandzukic i cili nuk gabon edhe njëherë. Ndeshja hapet dhe pas pushimit Juventus tregohet më i duruar duke u mbrojtur mirë ndërsa Zidane bën dy ndryshime duke përforcuar krahët. Por në minutën e 61’ Blaise Matuidi përfiton nga një gabim fatal i Keylor Navas duke barazuar gjithçka.
E pabesueshme! Real fillon të luajë më shumë pas golit teksa Juve nuk ka përse të rrezikojë dhe rreshtohet në prapavijë për të ruajtur rezultatin dhe për të rigjeneruar sado pak energjitë pasi ndeshja mund të kalojë në kohën shtesë.

Dhe ashtu dukej, por në sekondat e fundit të ndeshjes arbitri akordon një penallti në favor të Real Madrid dhe Buffon del me karton të kuq për protesta. Në fushë futet portieri i dytë por Ronaldo i jep fitoren Realit duke kaluar në gjysmëfinale.