AktualitetPolitikëTë fundit

Hervin Çuli rikonfirmohet drejtor i Teatrit Kombëtar

Hervin Çulit i është besuar sërish posti i Drejtorit të Teatrit Kombëtar. Ai ka sfiduar sërish me platformën e tij kandidatët e tjerë për këtë post, aktorët Ema Andrea Genci Fuga dhe Laert Vasili.

Për herë të parë Çuli erdhi në krye të teatrit më vitin 2014. Ai do të vijojë tashmë punën në krye të këtij institucioni që është në një fazë të rëndësishme ndryshimesh, duke e udhëhequr drejt skenës së re që pritet të ndërtohet.

Çuli është është regjisor i disa veprave, dhe jo vetëm në skenën e Teatrin Kombëtar ku disa prej tyre janë: “Ne të gjithë këndojmë Margaritën”, “Kopraci”, Xhaxha Vanja”, E zonja e bujtinës”, “Hijet e natës”, “Arlekini, shërbëtori i dy zonjave”, “Magjia e madhe”.Shfaqjet e tij janë ngjitur në skena si, Teatri i Metropolit, “Aleksandër Moisiu” në Durrës, “Andon Zako Çajupi” në Korçë e të tjerë.

Çuli ka qënë pjesë e strukturës së TK-së, deri në vitin 2007. Në takimin që pati pak kohë më parë me artistët kryeministri Rama e ka vlerësuar punën e tij.