Deklarata befasuese e Putinit drejtuar Amerikës
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, për herë të parë është prononcuar, pas “kërcënimeve” të presidentit amerikan, Donald Trump.
Putin ka thënë se ai shpreson që “vullneti i mirë” do të mbizotërojë në botën moderne, e cila çdo ditë e më shumë po bëhet më kaotike. Ai shtoi se situata ndërkombëtare është shumë problematike së fundmi.
“Gjendja e çështjeve botërore sjellë vetëm shqetësime pasi gjendja në botë po bëhet gjithnjë e më kaotike”, tha ai të mërkurën gjatë një ceremonie që ishte zhvilluar për të mirëpritur ambasadorët e rinj në Rusi.
“Sidoqoftë, ne ende shpresojnë që vullneti i mirë do të triumfojë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare do të hyjnë në një rrugë konstruktive dhe situata në botë do të stabilizohet”, ka thënë më tej Putin.
Moska do të vazhdojë të mbështesë forcimin e sigurisë ‘globale dhe asaj regjionale’, dhe do t’i përmbahet plotësisht përgjegjësive të saj ndërkombëtare dhe do të zhvilloj bashkëpunim me partnerët tanë në me respekt dhe në baza konstruktive.