AktualitetBota+PolitikëTë fundit

Çdo predhë e Perëndimit, do të synonte objektet kimike të qeverisë siriane.

Rusia i ka kërkuar SHBA-ve të shmangin ndërmarrjen e veprimeve ushtarake në përgjigje të një sulmi të dyshuar kimik në Siri.

“Do të ju kërkoj edhe një herë që të përmbaheni nga planet që po zhvilloni aktualisht”, tha të martën i dërguari i Moskës në OKB, Vasily Nebenzia.

Ai paralajmëroi Uashingtonin se do të “mbajë përgjegjësi” për çdo “aventurë të paligjshme ushtarake” që kryen. Por udhëheqësit perëndimorë thonë se kanë rënë dakord të punojnë së bashku për të goditur ata që janë përgjegjës për sulmin në Douma.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se çdo predhë e Perëndimit do të synonte objektet kimike të qeverisë siriane. Ndërsa Presidenti i SHBA Donald Trump ka premtuar një përgjigje “të fuqishme”, dhe po si ai edhe sekretari i tij i mbrojtjes, James Mattis, ka anuluar planet e udhëtimit këtë javë.

Aktivistët sirianë të opozitës, punonjësit e shpëtimit dhe mjekët thonë se dhjetëra njerëz vdiqën në një sulm të dyshuar kimik në qytetin Douma, të mbajtur nga rebelët, në rajonin e Ghoutas Lindore.

Qeveria e Presidentit Bashar al-Assad, e cila merr mbështetje ushtarake nga Rusia, mohon të jetë dora e saj pas çdo sulmi kimik.

Takimi i  ndarë i Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Paralajmërimi nga Moska erdhi gjatë një takimi të ndarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili nuk arriti të ndërmarrë ndonjë masë për të ngritur një hetim mbi sulmin e supozuar. Si anëtarë të përhershëm të këshillit, Rusia dhe SHBA-të kanë fuqinë për të vënë veton. Ata të dy bllokuan propozimet e njëri-tjetrit për të ngritur hetime të pavarura.

Rezoluta e hartuar nga Shtetet e Bashkuara do të lejonte hetuesit të ndanin fajin për sulmin e dyshuar, ndërsa versioni i Rusisë do ta kishte lënë atë në Këshillin e Sigurimit. Një ekip nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike  do të vendoset në Siri “së shpejti” për të përcaktuar nëse janë përdorur armë të ndaluara në Douma.

Por Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike  duk do të kërkojë të përcaktojë se kush ishte përgjegjës për sulmin. Sesioni i OKB ishte i fundit në një seri takimesh ndërmjet Rusisë dhe SHBA-së dhe pa fjalë të ashpra të shkëmbyera midis vendeve.

Nebenzia akuzoi SHBA për “mbjelljen e kësaj rezolute” si një “pretekst” për të justifikuar veprimin ushtarak.

“Ne mund të gjejmë veten në prag të disa ngjarjeve shumë të trishtuara dhe serioze,” tha ai.

E dërguara e SHBA, Nikki Haley u përgjigj duke etiketuar votimin si një “parodi”. “Rusia ka hequr kredibilitetin e këshillit. Kurdo që ne propozojmë diçka të rëndësishme për Sirinë, Rusia e vë veton mbi të”, tha ajo.

Sulmi ushtarak nga Perëndimi ende në diskutim

Duket se SHBA dhe aleatët e saj mund të përgatiten për një të tillë. Trump anuloi udhëtimin e tij të parë zyrtar në Amerikën Latine, në mënyrë që të përqëndrohet te Siria. Ky vendim sugjeron se reagimi i SHBA mund të përfshijë një operacion më të madh ushtarak sesa një sulm të kufizuar, thotë Barbara Plett Usher e BBC në Uashington.

Uashingtoni ka diskutuar gjithashtu me Britaninë dhe Francën, duke ngritur perspektivën e veprimit ushtarak të bashkërenduar perëndimor. Një avion shkatërrues i raketave, USS Donald Cook, është në Mesdhe dhe agjencia evropiane e kontrollit të trafikut ajror, Eurocontrol, ka paralajmëruar linjat ajrore që të marrin në “konsideratë” lëvizjen e kushtëzuar në Mesdheun lindor gjatë ditëve të ardhshme, për shkak të nisjes së mundshme të luftës me raketa në Siri.