A e keni njohur këtë person?
Një nga peronalitetet më toksike që mund të njohim në çdo lloj shoqërie, është një përson hipokrit. Për shkak të natyrës së tyre, na duhet shpesh shumë kohë për të kuptuar qëllimet e tyre të vërteta, sepse ata arrijnë t’i fshehin hapat e tyre pas një miqësie të shtirur me ne, apo një dashurie akoma më të shtirur për ne. Por nëse kërkon t’i njohësh dhe t’i demaskosh në mënyrë efikase persona të tillë, të ftojmë të lexosh më poshtë disa nga karakteristikat e tyre më të shpeshta.
1.Bëjnë shpesh thashetheme dashurie.
Personat hipokritë nuk janë në gjendje të mbajnë një sekret dhe mezi presin t’ia thonë të tjerëve me gjithë qejf, pa u shqetësuar për dëmet që mund t’u shkaktojnë njerëzve të përfshirë. Nëse ke pranë një person hipokrit, ai do të trajtojë si një person mjaft të besueshëm dhe do të tregojë çdo sekret që di për personat që i njeh edhe ti, thjesht sepse ndjen kënaqësi kur mban në gojë të tjerët.
2.Çdokush ka një opinion mjaft negativ për këta persona.
Edhe pse njerëzit hipokritë kanë aftësinë t’i fshehin mirë qëllimet e tyre, vjen një moment kur shumë persona e kuptojnë karakterin e tyre të vërtetë, mblidhen kundër tij, duke krijuar një opinion negativ për të dhe duke e ndarë këtë opinion me të tjerët. Nëse dyshon se dikush është hipokrit dhe nis të dëgjosh opinione negative për të, atëherë duhet të kuptosh se ‘ku ka tym, ka pasur dikur zjarr’ dhe se vërtet ai person mund të jetë i tillë.
3.Kërkojnë vazhdimisht vëmendje.
Nëse nuk janë në qendër të vëmendjes, ata ndihen tmerrësisht keq. Kjo është arsyeja se pse personat hipokritë përpiqen përherë të miqësohen me njerëzit e njohur dhe të famshëm në një grup të caktuar shoqëror për ta pasur më të lehtë qendrën e vëmendjes. Nga ana tjetër, ata përgjigjen përherë me komente pozitive dhe përpiqen t’u bëjnë sa më tepër komplimente të tjerëve, në mënyrë që të gjithë t’i vlerësojnë dhe t’ia kthejnë mbrapsht fjalët e mira duke i bërë të jenë në qendër të vëmendjes.
4.Ndihmojnë vetëm ata, nga të cilët mund të përfitojnë diçka.
T’i shohësh persona të tillë të bashkëpunojnë me të tjerët, është mjaft e rrallë. Por kjo gjë ndodh, sidomos me ata persona, me të cilët kanë njëfarë përfitimi mbrapsht. Do ta vini re këtë cilësi të tyre, nëse do të jenë duke kaluar nëpër një problem të caktuar dhe do t’ju përdorin juve si një trampolinë për të arritur objektivat e tyre. Mos harro se këtë qëllim të tyre, ata përpiqen ta fshehin në maksimum.
5.Nuk u intereson të humbasin një shoqëri për të arritur një objektiv të tyre.
Të sakrifikojnë dikë për të arritur ato që dëshirojnë, është pjesë e rutinës së një personi hipokrit. Ata i trajtojnë njerëzit si paratë, të cilat i përdorin për të arritur diçka. Hipokritët nuk shqetësohen asnjëherë për vlera, si ndershmëria, sakrificat, apo respekti për të tjerët, sepse mirëqenia e tyre është gjithmonë më e rëndësishme. Kjo është arsyeja se pse egoizmi mbahet si një nga karakteristikat e tyre dalluese. Mos u habit, nëse do të të zëvendësojë edhe ty me dikë tjetër që do ta manipulojë për qëllimet e veta