AktualitetNATO/BEPolitikëTë fundit

Katastrofa Kaczynskin, dinamit emocional në Poloni

10 prilli  është përvjetori i rrëzimit të avionit në Smolensk, në Poloni dhe çdo vit mbahen mitingje patriotike dhe mesha fetare.

Këtë vit në parlament, në Varshavë, do të vendoset një pllakë përkujtimore për nder të vëllait të tij binjak, Lech Kaczynskit, i cili ishte president i Polonisë  dhe vdiq në aksident tetë vjet më parë.

Për Lech Kaczynskin, ka qindra pllaka  përkujtimore dhe përmendore  në të gjithë Poloninë

Në parlamentin e Polonisë, Sejm, ai do të nderohet në një vend shumë të veçantë – në hyrjen kryesore, ngjitur me pllakën përkujtimore për Papa Gjon Palin II, i cili në Poloninë katolike trajtohet si hero kombëtar.

“Lech Kaczynskin u ka kthyer polakëve vetëdijen kombëtare dhe Polonisë dinjitetin,”   tha Jaroslaw Kaczynski, për vëllain e tij, në njërën prej ditëve përkujtimore që nuk mbahen vetëm më 10 prill, por çdo muaj. Zia për viktimat e tragjedisë, veçanërisht për vëllanë binjak të kryetarit të PiS-së, duket se nuk kanë fund.

Më 10 prill 2010, presidenti polak ishte me një delegacion të rangut të lartë rrugës për në Katyn, një fshat pranë Smolenskut në Rusinë perëndimore.

Shtatëdhjetë vjet më parë, nga 3 prilli deri më 11 maj 1940, aty  ishin vrarë nga shërbimi i fshehtë rus 22 000 oficerë polakë; ngjarja njihet edhe si “Katyn”.

Në 70-vjetorin e saj, pak kilometra nga Katyn, në aeroportin e vjetër ushtarak të Smolenskut, gjeti vdekjen i gjithë delegacioni polak, një skenar që për disa polakë ende është i pabesueshëm.

Sondazhet tregojnë se 26 deri në 28 për qind e polakëve nuk besojnë te rastësia, por te një atentat i rusëve.
Qeveria e drejtuar nga PiS hedh poshtë raportet zyrtare të Polonisë dhe Rusisë ku flitet për gabimet e pilotëve, udhëzimet e ngatërruara të kontrollorëve dhe gjendjen e rrënuar të aeroportit rus.Ngjarja ende shërben në Poloni si dinamit emocional, të cilin Jaroslaw Kaczynski e përdor për politikat e tij.

Katastrofa kombëtare dhe trauma personale e politikanit më të rëndësishëm të Polonisë ende  tendos raportet me Rusinë dhe përçan brenda shoqërinë polake.