Helikopteri turk provokon Greqinë. Ushtria greke gjuan me armë
Kohët e fundit marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë kaë qenë të tensionuar, provokime me manovra ushtarake dhe një lumë deklaratash ku sulmojnë njëri-tjetrin
Mirëpo ndërsa Kotzias e Tsipras bëjnë thirrje për qetësi, Turqia duket se nuk ka ndërmend të ndalë inkursionet e herëpashershme në ujërat territorialë greke, dhe mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një nga incidentet më të rënda në Egje.
Mediat greke duke cituar burime serioze nga ushtria vendase, flasin për një sulm turk, mbrëmjen që lamë pas në ishullin Ro, në perëndim të Kastellorizo. Sipas ERT një helikopter turk ka bërë një fluturim të ulët mbi ishull, ndërsa garnizoni ushtarak grek i është përgjigjur me rreth 20 të shtëna paralajmëruese në ajër. Pas krismave helikopteri “provokator” është zhvendosur në ujërat territoriale turke.
Në shkrim theksohet se helikopteri i përket rojës bregdetare turke dhe me dritat e fikura dritat ka fluturuar mbi ishullin grek në një lartësi prej më pak se 100 metra.
“Me reagim të pritshëm u përgjigj menjëherë Greqia”, theksoi Qendra Kombëtare për operacionet e Ministrisë së Mbrojtjes, pasi janë shqyrtuar edhe imazhet e marra nga një aparat fotografik termik, ku e ashtuquajtura “sfida e re” turke është regjistruar.
Mediat greke gjithashtu bëjnë me dije se fluturime provokative nga ana e Turqisë pati edhe në ditën e Pashkës, kur pas deklaratave të Panos Kammenou, një F-16 turk fluturoi mbi Panagia (Inousses).