Edi Rama: “Politikanët pa atdhe” po tallin tregëtarët e vegjël
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sot lidhur me protestën e tregëtarëve pë uljen e qepenave sepse tregjet janë jashtë skemës së TVSH-së.
Rama thotë se politika po i tall dhe po i përdor tregëtarët.
Ai thotë se qeveria e ka bërë zero taksën e biznesit të vogël dhe se “futja në TVSH e të vegjëlve nuk rrit aspak barrën mbi ta po siguron kontrollin e të mëdhenjve”, thotë kryeministri nëpërmjet një statusi në faqen e tij zyrtare Facebook.
Ja statusi i Ramës:
“Protesta e uljes së qepenave në tregjet bashkiake tallje e madhe me njerëzit nga politikanët pa atdhe!Sepse tregjet JANE JASHTE SKEMES së TVSH!Ne bëmë ZERO taksën e Biznesit të Vogël dhe futja në TVSH e të vegjëlve nuk rrit aspak barrën mbi ta po siguron kontrollin e të mëdhenjve”