AktualitetPolitikëTë fundit

Abelard Tahiri, punën e bëjmë pa EULEX-in

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se gjatë këtyre shtatë muajve ka pasur një angazhim të madh për sundim të ligjit dhe në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

Si rezultat i kësaj dinamike ai ka thënë se janë përmbushur obligimet që dalin nga Agjenda e Reformave Evropiane, e cila do të ndikojë në procesin e liberalizimit të vizave dhe do ta fuqizojë vendosmërinë për luftimin e dukurive negative.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Tahiri ka vlerësuar se sistemi i drejtësisë ka kapacitete për ta bërë punën në përputhje të ligjeve, pa pasur nevojë për një mision ekzekutiv të EULEX-it.

Ai ka folur edhe për Gjykatën Speciale, për të cilën ka thënë se do të angazhohet që ky proces të përmbyllet me siguri të plotë juridike që të dalë në shesh e vërteta për luftën e pastër të UÇK-së.

EULEX  filloi mandatin e tij  për të forcuar e sundimin e ligjit në Kosovë e vitin 2008.

Më 14 qershor pritet  zyrtarisht që të përfundojë mandatin e tij 10 vjeçar.

Për Indeksonline, Zyra për Informim e këtij Misioni ka thënë se deri në përfundim të mandatit të tij, drejtimi i përgjithshëm i misionit të EULEX do të jetë drejt tranzicionit progresiv të funksioneve dhe përgjegjësive në Monitorim dhe Këshillim tek instrumentet asistuese të BE-së.

Vendimi për të ardhmen e mandatit të EULEX pas qershorit të këtij viti i takon shteteve anëtare të BE-së, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me autoritetet vendore.