Taksa e sheqerit në 2018- Ja çfarë duhet të dini
Përpjekjet për të zvogëluar rritjen e nivelit të obezitetin çoi në një taksë të re të sheqerit në pijet e ëmbla edhe në Britaninë e Madhe. Por, a do të bëhen pijet me gaz më të shtrenjtë dhe sa më shumë sheqer kanë në të vërtetë ato? Ja çfarë duhet të dini.
Cfarë është taksa e sheqerit?
Kjo taksë u publikua nga kacelari Philip Hammond në deklaratën e buxhetit të 2017. Paratë nga taksat do të shkojnë në Depatamentin e Edukimit. Kompanitë e pijeve do ta taksohen sipas sasisë së sheqerit në produktet e tyre. Dy kategori taksimi do të aplikohen. Njëra ka lidhje me sasinë totale të sheqerit në pijet me më shumë se 5 gram për 100 ml, ndërkohë që një taksim më I lartë do të vendoset në ato me 8 gr për The sugar tax ëas 100 ml ose më shumë.
Kur do të rritet çmimi I pijeve me gaz?
Kjo taksë sheqeri do të hyjë në fuqi në 6 Prill 2018. Taksa pritet të mbledhë rreth 520 milion £.
Sa do të rritet çmimi I pijeve me gaz?
Një kanaçe standarde me të tillë pije të zakonshme do të rritet me afërsisht 0,25 £. Ndërkohë kompanitë kanë lajmëruar se do të prodhojnë produkte të reja, kësaj rradhe me sasi 50% më të ulur ëmbëlsuesi. Pijet dietike nuk do të jenë subject I këtyre taksave.
A do të funksionojë taksa e sheqerit?
Mbashtetësit e shëndetit e kanë mirëpritur këtë nismë, duke folur jashtë parlamentit momente pasi u deklarua. Shtete të tjerë kanë prezantuar masa të ngjashme që duken të ken patur sukses. Meksisa prezanoi një taksë 10% në pijet me sheqer në 2014 dhe pa një ulje prej 12% në vitin e parë. Hungaria solli një taksë për kompanitë e pijeve dhe pa një ulje prej 40% në sasinë e sheqerit në produkte. Ndërkohë që shtete të tjera Evropiane si Franca, Finlanda, Norvegjia, kanë këtë taksë në produkte të tjera të ëmbla si çokollata.
Megjithatë taksa ka patur dhe përballje rezistente inatçore nga shumë kundërshtarë që thonë se do të godasë më shumë të varfrit dhe në fakt lë jashtë shumicën e pijeve me sheqer.