Përparim Kabo, po kthehet mbretëria
Përparim Kabo, një prej mbështetësve të kauzës për mos shembjen e Teatrin Kombëtar, e kundërshtoi me forcë projektin për ta shembur godinën ekzistuese.
Ai përveçse ruajtjes së godinës së Teatrit Kombëtar bëri thirrje edhe për mos prishjen e teatrit të kukullave, pasi edhe ai përfaqëson histori, duke qenë godina e parlamentit të parë shqiptar.
Artistët kanë paraqitur sot variantin e tyre për Teatrin Kombëtar, si alternativë ndaj projektit të paraqitur nga qeveria për një gjë të tillë, duke mbështetur variantin e rikonstruksionit, e jo atë të shembjes.
“Nëse Teatri Kombëtar shembet, nga ministrja e Kulturës dhe kryeministri, parlamenti dhe shoqëria nuk mund të heshtin, media s’mund të bëjë lojëra të dyfishta. OJF-të që marrin paratë e donatorëve, të mos fshihen vrimave, por të vijnë këtu të mbrojnë teatrin e kombit. As teatri i kukullave të mos shembet, sepse është godina e parlamentit të parë shqiptar. Në një vend ku shembet godina e parlamentit të parë kthehet mbretëria” u shpreh Kabo.