AktualitetNATO/BEPolitikëTë fundit

Fondi i Mirëbesimit i NATO-s, ndihmon të gjymtuarit e Ukrainës

NATO po ndihmon në përmirësimin e shërbimeve mjekësore për të gjymtuarit në forcat e armatosura të Ukrainës nëpërmjet një programi të ri dyvjeçar në Institutin e Prosthetic and Orthotic (P & A) në Kharkiv.

Financuar nga Fondi i Mirëbesimit për rehabilitimin mjekësor të NATO-s për Ukrainën, programi i nivelit bachelor do të ndihmojë në rritjen e nivelit të shërbimeve mjekësore për gjymtuarit sipas standardeve ndërkombëtare, thonë burimet e NATO-s.

Numri i gjymtuarve në Ukrainë është rritur ndjeshëm në vitet e fundit, për shkak të konfliktit në pjesën lindore të vendit.

Nisur nën ombrellën akademike të Universitetit Kombëtar të Radio Elektronikës Kharkiv (KNURE), programi do të mbikëqyret nga Shkolla Gjermane e Shkencave të Rehabilitimit.

Programi po zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Politikave Sociale të Ukrainës dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Qëllimi afatgjatë është të krijojë një program arsimor të nivelit bachelor dhe master të certifikuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Prosthetistëve dhe Orthotistëve.

Pas Samitit të Uellsit, rehabilitimi mjekësor u identifikua si një fushë kyçe për zhvillimin e bashkëpunimit praktik me Ukrainën.

Që nga viti 2015, më shumë se 500 ushtarakë të plagosur dhe 2,000 praktikantë në Ukrainë kanë përfituar nga shërbimet e ofruara përmes Fondit të Mirëbesimit të rehabilitimit mjekësor të NATO-s.