Siri: rreth 80 të vrarë dhe qindra të plagosur
Veprimtarët opozitarë sirianë dhe ekipet e shpëtimit, thanë të dielën se një sulm me gaz helmues në një qytet të kontrolluar nga kryengritësit afër kryeqytetit, la pas vetes të paktën 40 të vrarë. Pohimet u hodhën poshtë nga qeveria siriane.
Sulmi i pretenduar ndodhi në qytetin Douma të shtunën vonë gjatë ofensivës së qeverisë siriane pas dështimit të armëpushimit.
Njoftimet nuk ishte e mundur të vërtetohen nga burime të pavarura.
Grupi i shpëtimit i lidhur me opozitën, i njohur si Helmetat e Bardha, raportoi sulmin duke thënë se familje të tëra janë gjetur të mbytur në shtëpitë e tyre apo vendstrehime. Grupi njoftoi se mbi 40 veta janë gjetur të vdekur, duke thënë se viktimat kishin shenja të helmimit me gaz përfshirë bebëza të zgjeruara dhe shkumë në gojë. Në deklaratë, megjithatë grupi raportoi për një erë që i ngjante klorit, e cila nuk do të shpjegonte simptomat e përshkruara, zakonisht të lidhura me gazin sarin.
Helmetat e Bardha thanë se rreth 500 veta janë trajtuar me simptomat e frymëzënies dhe simptoma të tjera, duke shtuar se pjesa më e madhe e qendrave mjekësore dhe ambulancave ishin jashtë punës për shkak të bombardimeve.
Shoqata mjekësore siriano-amerikane, një organizatë e ndihmës, tha se 41 veta janë vrarë dhe qindra janë plagosur.
Vëzhguesit Sirianë për të Drejtat e Njeriut, thanë se të paktën 80 veta janë vrarë në Douma të shtunën, përfshirë edhe 40 që vdiqën nga ngufatja. Por ata thanë se mbytjet ishin pasojë e rrënimit të strehimeve që zunë njerëzit brenda.
Video të postuara nga Helmetat e Bardha, tregonin viktima, përfshirë fëmijë në pelena, duke marrë frymë përmes maskave të oksigjenit në spitalet e improvizuara.
Departamenti amerikan i shtetit tha se raportimet për një sulm të pretenduar me armë kimike në Douma, janë “të tmerrshme” dhe nëse konfirmohen “do të kërkojnë një përgjigje të menjëhershme të komunitetit ndërkombëtar”.
Zëdhënësja e departamentit të shtetit, Heather Nauert, rikujtoi sulmin me gazin sarin në vitin 2017 në Sirinë veriperëndimore për të cilin perëndimi dhe Kombet e Bashkuara fajësuan qeverinë e (Bashar al) Assadit.
“Regjimi i Assadit dhe mbështetësit e tij duhet të mbahen përgjegjës dhe çdo sulm tjetër duhet të parandalohet menjëherë”, tha ajo.