Sport

Messi rihap garën e golave me Ronaldon, i shënon 3 Leganes

Barcelonës mposht Leganes dhe afrohet gjithnjë edhe më shumë titullin kampion në Spanjë.

3 gola nga argjentinasi ishin si një ushtrim i thjeshtë për skuadrën e drejtuar nga Valverde. Rezistenca e miqve zgjati 27 minuta, pas të cilave Messi me  një goditje dënimi e dërgoi topin e në fundin e rrjetës. 5 minuta më vonë një kombinacion fantastik me brazilianin Coutinho bëri shifrat 2-0.

Në pjesën e dytë, një aksion i shpejtë i El Zhar ngushtoi diferencën e golave. Trajneri Valverde hodhi në fushë Iniestën, që i dha sërish fantazi lojës së Barcelonës dhe në një kombinacion së bashku edhe me Dembele, Messi shënoi golin e tretë të ndeshjes dhe të tretin personal, duke e çuar në 29 numrin e golave në kampionat.

Barcelona e ka çuar në 12 diferencën me Atletico Madrid, kur kanë mbetur ende edhe 7 javë për t’u luajtur në Primera Division.