Life StyleTë fundit

Kaçurrelat e viteve ’80, kthehen sërish në modë? Kësaj rradhe me një shndërrim modern.

 

Si një femër e një brezi të këtij mileniumi, nuk arrij të kuptoj personalisht këtë model flokësh të quajtur “perms”, duke qenë se substancat falë të cilave realizohej bënin që të zgjaste për disa muaj. Ato që kuptoj prej tyre janë çfarë më ka treguar kultura pop. Ky look voluminoz drejtonte vitet ’80- sa më të mëdhaja, aq më të bukura- dhe ishte trend për të famshëm si Julia Roberts, apo edhe vetë mbretëresha e pop-it, Madona. Pork a edhe një fakt interesant për këtë model- po rikthehet sërish!

Besojeni duke qenë se fatmirësisht nuk po ndjek stilin “sa më me volum floku, aq më afër pamjes hyjënore”. Ajo sot po vjen në një onde më natyrale

“Trendi perms në vitet ’80 kishte ekstra volum, valëzime të dendura, bajluke kaçurrela  dhe shumë spraj flokësh dhe herë pas here kapur me një kapëse apo lidhëse flokësh. Atëherë ishte më i dredhur dhe i ngatërruar. Sot ka një pamje plazhi siç e shikon te modelet e Victoria’s Secret ose edhe flokët e valëzuara në një mënyrë gjasme të pa modeluar dhe natyrale në çdo paradë tapeti të kuq.

“Kjo tharje natyrale në fund të jep një look fantastik dhe është një mënyrë për t’I dhënë flokut të drejtë një valëzim të lehtë dhe lëvizshmëri pa nevojën e nxehtësisë apo kohën e gjatë të stilimit.”

“Ka gjithashtu teknika modern ku mund të jetë më i drejtë në gjysmën e sipërme dhe i dredhur në gjysmën e poshtme dhe në fund. Ndryshimi tjetër i madh me modelin e viteve ’80 ëstë përdorimi i mashave më të mëdhaja për të krijuar dredhje më të buta në flokë. Kemi parë gjithashtu një zhvendosje të madhe nga ondeve të dredhura më shumë se duhet me dredhës flokësh, ne një stil më natyral të tharë me ajër të thatë.”

Kjo ndikon shumë në rezultatin që merr. Nëse përdor mashë më të vogël, do të marrësh një look të ngjashëm me atë të Halle Berry-t, kurse masha më të mëdha do të japin një pamje si ajo e Kim Kardashian ose valëzimi në modelin e Erin Wasson.

 

 

Ndërkohë që stili mund të përshtatet për të gjitha femrat, ai mund të jetë i vështirë për t’u arritur në flokët e lyer shumë me fije dhe me boja jo cilësore.

Në çdo rast, edhe nëse ky stil është më pak si një mbretëreshë mbrëmjeje e viteve ’80 dhe më shumë si një perëndeshë plazhi, sërish je in.