AktualitetNATO/BEPolitikëTë fundit

Jens Stoltenberg në Kolorado: Aftësia e paralajmërimit të hershëm, jetike për Aleancën e NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s viziton NORAD dhe NORTHCOM në Kolorado

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg përfundoi vizitën tre-ditore në Shtetet e Bashkuara  me një vizitë në Komandën e Mbrojtjes së Hapësirës së Amerikës së Veriut (NORAD) dhe Komandës Veriore të SHBA (NORTHCOM) në Kolorado të premten më 6 pril.

I shoqëruar nga ministri kanadez i Mbrojtjes Harjit Sajjan, Sekretari i Përgjithshëm falënderoi gjeneralin Lori Robinson dhe gjeneralin Pierre St-Amand për punën unike të komandës së tyre në sigurimin e mbrojtjes të dy aleatëve të Amerikës së Veriut të NATO-s.

Në NORAD, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara punojnë së bashku krah për krah për të monitoruar dhe mbrojtur hapësirën ajrore të Amerikës së Veriut kundër kërcënimeve, qoftë të paraqitura nga aeroplanë, raketa apo edhe nga hapësira.

NORTHCOM është përgjegjës për mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara dhe ujrave të saj, por është gjithashtu përgjegjës për bashkëpunimin ushtarak me aleatin fqinj Kanada.

Duke vënë në dukje se vizita e tij erdhi vetëm disa ditë përpara 60 vjetorit të NORAD, z. Stoltenberg theksoi rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik në përballjen me sfidat e evoluar të sigurisë.

Ai më tej vuri në dukje se aftësia e paralajmërimit të hershëm të komandës është jetike për mbrojtjen transatlantike dhe në këtë mënyrë të gjithë Aleancën e NATO-s.