I refuzuari i Guardiolës surprizon në derbin e Manchesterit
Manchester United fitoi me përmbysje në derbin me City-n në fushën e këtij të fundit në datë 7 Prill.
Një ndeshjen plot ritëm e cila u shoqërua nga pesë gola, kartonat të verdhë, nervozizëm dhe penallti të mohuara.
“Sheikët” e City-t panë veten në avantazhin e dy golave brenda pesë minutave, fillimisht me Kompany, që shënoi në të 25-tën dhe më pas me Gundogan që dyfishoi.
Përgjigjja e “Djajve” të Jose Mourinhos ishte ruajtur për në pjesën e dytë. Dy gola të shpejtë të Pogba në minutat e para të pjesës së dytë barazpeshuan rezultatin, ndërsa Chris Smalling shënoi golin e avantazhit në minutën e 69.
Edhe pse humbja e dytë radhazi për City-n, kjo e kësaj të shtune ishte e “padëmshme”, pasi vetëm sa shtyn shpalljen kampionë të skuadrës së Guardiolës.