Fleckenstein: Konkluzioni im është i qartë, do të hapim menjëherë negociata me Shqipërinë.
Raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein nëpërmjet një statusi në Facebook, ka shprehur publikisht opinionin e tij për hapjen në mënyrë të menjëhershme të negociatave me Shqipërinë.
Ai thotë se ka mbetur i mahnitur nga dëshira e të rinjve për ta çuar Shqipërinë më pranë BE-së, prandaj dhe konkluzioni i tij është i qartë tashmë për këtë.
Statusi i plotë i Fleckenstein në Facebook:
“Javën e kaluar vizitova sërish Shqipërinë. Konkluzioni im është i qartë: Ne duhet të hapim menjëherë negociatat me këtë shtet. Progresi është bërë, por mendoj edhe shumë punë ka për të bërë, pa dyshim. Jam vërtetë i inkurajuar nga të rinjtë që takova në Tiranë, në shkollë, në qendrën sociale Bregu i Lumit dhe në Universitetin e Durrësit. Ata të gjithë duan mbështetjen tonë, për të sjellë Shqipërinë më pranë Europës. Ne mund të kemi opinione të ndryshme, në lidhje me shumë vendime politike, por me këta të rinj në Tiranë, është vërtetë me vlerë të punosh..”