Bayern Munchen, 6 herë rradhazi kampion
Bayern Munchen është shpallur kampion i Gjermanië për herë të gjashtë rresht, pasi mposhti rivalët e Augsburgut në një “miniderbi” të Mynihut.
Kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje nga fundi i Bundesligës, bavarezët nuk toleruan aspak përballë Augsburgut pa objektiva, edhe pse mjaftonte vetëm një barazim për të krijuar distancën prej 15 pikësh.
Ekipi i Jupp Heynckes gaboi në fillimin e ndeshjes, duke shënuar në portën e tyre me anë të Nicklas Sule, përpara se të niste “furia” e përmbysjes së rezultatit.
Tolisso, Rodriguez, Robben dhe Wagner ishin autorët e golave për bavarezët, që tashmë kanë nisur festën me gotat e birrës, siç e kanë traditë gjermanët.