Më në fund! Shkencëtarët zbulojnë kurën kundër plakjes!
Me moshën vjen mençuria…dhe shumë dhimbje dhe humbje energjie. Ndërkohë që plakesh, durimi do të zbehet dhe masa muskulore do të bjerë. Gjithë kjo do t’ju bëjë të ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës. Megjithatë, kërkime të reja mund të kenë gjetur një substancë që mund të inkurajojë trupin të ndërtojë enë gjaku dhe fije mukulore si një person më I ri.
NAD
Pak vite më parë, shkencëtarët zbuluan se një ulje graduale e nivelit të një koenzime të njohur si NAD (Nikotinamid Adeninë Dinukleotid) çon në humbje të proteinave kyçe të njohura me emrin Sirtuina. Këto proteina janë esenciale në rritjen e enëve të gjakut dhe muskujve. Prova e vetme është ajo e aplikuar mbi minj laboratori të cilëve u është aplikuar kjo enzimë dhe nuk ka patur përgjigje nga nivelet e Sirtuinës.
NMN nxit NAD
Jo shumë kohë më parë, shkenctarët në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Washingtoinit treguan se, të paktën te minjtë, një prekursor natyral I NAD, NMN, konvertohen në NAD Brenda pak minutave. Ashtu siç ata dyshonin, rritja e NAD nxit djegien e energjisë duke larguar potencialisht disa efekte të paevitueshme të plakjes, siç janë shtimi në peshë, humbja e ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe zvogëlimit të aktivitetit fizik.
Kohët e fundit shkenctarët nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets kanë zbuluar se trajtimi i minjve në plakje me NMN për të paktën dy muaj përmirësuan dukshëm shëndetin e enëve të gjakut të minjve. Këta minj pleq fituan 80% më shumë reëistencë në ushtrime dhe zhvilluan një masë muskulore të ngjashme me ata më të rinj. Rezultatet u publikuan në gazetën shkencore “Qeliza”.
“Kjo gazetë sugjeron se ne mund të shpëojmë vërtet masë muskulore në një popullatë në plakje me këtë lloj ndërhyrjeje” tha për shtypin Leonard Guarente, PhD, Profesor ne MIT. “Ka shumë lidhje mes muskulit dhe kockës duke qenë se humbja e masës muskulore mund të çojë në humbjen e kockës, osteoporozës, fragilitet, problem të mëdha këto në plakje.”
Testi në njerëz në rrugë e sipër
Derisa të marrim rezultatin e NMN te njerëzit, këto suplemente nuk duhet të aplikohen mbi veten. Porn ë këto momente, ne mund t’I bëjmë trupit një nder duke konsumuar më shumë ushqime që përmbajnë këtë substance si avocado, brokoli, lakër, kastravec dhe sojë.//msn.com