“Më arrestoni dhe mua”, shoqëria civile në protestë
Shoqëria civile ka nisur protestën e saj të mesditës përballë selisë së kryeministrisë, në një protestë kundër “arrogancës, dhunës dhe koncesioneve”.
“Më arrestoni dhe mua”, kjo është parulla që mbajnë protestuesit në dorë.
Marshimi nisi nga parku “Rinia” drejt kryeministrisë, ku shoqëria civile i bën thirrje kreut të qeverisë Edi Rama një mesazh të fortë “se nuk jemi numër, se Shqipëria nuk i përket një grushti të pangopurish por të gjithë qytetarëve shqiptarë, se zgjidhja nuk është dhuna, arrestimet dhe arroganca por dialogu, transparenca dhe qeverisja me qytetarët duke i pyetur e përfillur mendimet dhe hallet e tyre”.