AktualitetBota+Të fundit

Kanada: 14 të vdekur në një aksident

Një autobus që po transportonte një ekip të lojtarëve të rinj të hokejit u përplas me nja automjet në një autostradë në Saskatchewan, duke lënë pas vetes 14 të vdekur.

Katërmbëdhjetë të tjerë janë lënduar, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Aksidenti ndodhi derisa autobusi i ekipit Humboldt Broncos po udhëtonte për në një ndeshje me ekipin Nipawin Hawks, thanë mediet lokale.

Lajmi tronditi kombin që është adhurues i hokejit.

Kryeministri kanadez Justin shprehu pikëllimin e thellë me aksidentin duke ngushëlluar familjarët e viktimave. “Unë nuk mund të imagjinoj se çfarë po kalojnë këta prindër dhe zemra ime shkon tek të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi e tmerrshme, në komunitetin Humboldt dhe më gjerë”, shkruan ai në Twiter.

Ekipi që u aksidentuar përbëhet nga lojtarë të moshës nga 16 deri në 21 vjeç.