Life StyleTë fundit

Ja pse Melania Trump pozon gjithmonë me gojë (buzë) hapur

 

Është viti 2018 dhe “selfie” është një fjalë e vërtetë në fjalor, prandaj është e sigurtë të thuash se ke një mënyrë të preferuar pozimi përpara kamerës. Mbase je shoqja që preferon anen e majte të një fotoje në grup për të treguar anën tënde të mirë. Për Melania Trump është “goja e peshkut”. Të paktën këtë kemi kuptuar pasi kemi anlizuar fotot e daljeve të saj në publik këto 15 vite të fundit.

Zakonisht përdorur nga të famshmit në tapetin e kuq, “goja e peshkut” është një pozë e fytyrës ku buza e sipërme dhe e poshtme janë  lehtësisht të mbledhura, por edhe të ndara nga njëra tjetra. Në mënyrë të çuditshme, kjo është një prej paraqitjeve më mbreslënëse që një kamerë mund të kapë.

 

“Pamja është më provokuese kur goja është pak e hapur”, shpjegon një ekspert i gjuhës së trupit Trci Broën. “ Buzët duken më të mëdhaja në këtë mënyrë.” Broën thotë se modelet e kanë perfeksionua këtë pamje duke qenë se shfaqet si më shpërqëndruese se një buzëqeshje ku duken bukur dhëmbët dhe nuk e largon vëmendjen nga rrobat pop o reklamojnë. Nuk mund të themi që qëllimi final i Melanisë është të duket sexy kur pozon, por duke marrë parasysh karierën e saj të shkuar si supermodele, është thjesht natyral fakti që ajo përdor të njëjtën pozë;

 

Përveç buzëve lehtësisht të hapura, ajo tërheq kokën prapa ngadalë “që kamera most ë shohë pjesën e poshtme të vrimave të hundës”,- citon Broën. Kjo pozë i bën sytë të duken më të mëdha në krahasim me pjesën tjetër të fytyrës.

“Ne tërhiqemi më shumë ndaj gjërave me sy më të mëdhenj. Kjo është arsyeja pse ne i adhurojmë qentë”,- shpjegon Broën. “Kjo është arsyeja pse ne pëlqejmë bebet dhe këlyshët. Një bebe është më e lezetshme se një njeri i rritur. Një këlysh është më i lezetshëm se një qen i rritur.”

 

Kjo nuk do të thotë se fytyra e saj nuk merr asnjë shprehi tjetër. Ndonjëherë, ne shohim Melaninë teksa buzëqesh. Është më pak një shprehi rrezatuese dhe më shumë që shfaq sytë. “Buzëqeshja nuk ka të bëjë aq shumë me gojën sa ç’mendojmë,” thotë Broën. Ka të bëjë më shumë sytë që shkëlqejnë dhe tregojnë energji dhe emocion.

Nuk ka nevojë për vite eksperiencë në modeling për ta perfeksionuar. Për ta provuar për selfien tënd të rradhës, Broën thotë të poziciononi gjuhën në pjesën e sipërme të gojës suaj. Poza do të krijohet menjëherë dhe madje do të tërheqë pak fytyrën duke bërë që sytë të duken më të mëdhenj./ instyle