AktualitetPolitikëTë fundit

Basha takon artistët: Do t’ju mbështesim

Kryetari i PD Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me artistët për të diskutuar në lidhje me problemet me të cilat ata po përballen.

Pa dyshim një prej temave kryesore ishte ajo e Teatrit.

Basha tha për mediat  pas takimit, se PD do të jetë në mbështetje të plotë  e artistëve.

Basha theksoi se PD është kundër shembjes së Teatrit dhe do të bëjë gjithçka për ta kundërshtuar këtë projekt, të cilin ai e cilësoi korruptiv dhe të kundraligjshëm.

“PD është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, do të qëndrojë fuqishëm në krahë të artistëve dhe u bën thirrje artdashësve ti bashkohen protestë së tyre legjitime. Ajo që Edi Rama po bën është e kundraligjshme, korruptive. Është shumë e rëndësishme të jemi në krahun e tyre në të gjitha format e mënyrat.

Përçmohen nga një kryeministër, që vinte nga bota e artit, se s’mund të them më që vjen se ky është kompleksi i artistit të dështuar, që e çon drejt urrejtjes ndaj artit dhe që po zhvilloni një projekt leninist të uljes së kokës së artistëve, elitës së kombit për të asgjësuar një tjetër vatër të mendimit të pavarur. Edi Rama e urren mendimin ndryshe ndaj dhe aktet që po merr ndaj tyre janë akte leniniste, bolshevike për të asgjësuar një elitë kombëtare që projekton mendimin e vet”, tha Basha.