AktualitetNATO/BEPolitikëTë fundit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në Teksas: Europa dhe Amerika e Veriut qëndrojnë të fortë së bashku

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg filloi një vizitë në Shtetet e Bashkuara të enjten më 5 prill 2018. 
Ai mbajti një fjalim në Universitetin Metodist Jugor në Dallas të Teksasit ku theksoi rëndësinë e Amerikës së Veriut dhe të Evropës duke qëndruar të fortë së bashku për t’u përballur me sfida të përbashkëta.

Duke e quajtur NATO aleancën më të suksesshme në histori, Sekretari i Përgjithshëm ia atribuoi këtë sukses përshtatjes së vazhdueshme përballë sfidave të reja.
Z. Stoltenberg përshëndeti përparimet e mëdha të NATO-s gjatë viteve të fundit, duke përfshirë vendosjen e forcave shumëkombëshe parandaluese në pjesën lindore të Aleancës, forcimin e mbrojtjes kibernetike, hibride dhe raketore dhe rritjen e kontributeve në luftën kundër terrorizmit.
NATO po rrit rolin e saj në këtë luftë, duke përfshirë forcimin e Misionit Mbështetës të Përhershëm në Afganistan, planifikimin për misionin e trajnimit në Irak dhe sigurimin e mbikqyrjes së avionëve për Koalicionin Global për të Mposhtur ISIS.
Stoltenberg  theksoi se pas shumë vitesh rënie, “ne kemi parë tre vjet rresht të rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes midis aleatëve evropianë dhe Kanadasë, në përgjigje të një mjedisi më të vështirë të sigurisë.”

Ndërsa në kampusin universitar, Sekretari i Përgjithshëm u takua gjithashtu me ish presidentin amerikan Xhorxh W. Bush në Qendrën Presidenciale, raportojnë burimet e NATO-s.

Agjenda e Sekretarit të Përgjithshëm përfshin gjithashtu një vizitë në fabrikën Lockheed Martin F-35 për të shprehur mirënjohjen për zhvillimin e aftësive për Shtetet e Bashkuara dhe aleatëve të tjerë.

Të enjten (6 prill), Sekretari i Përgjithshëm do të vizitojë  Flying Training e 80-të,  në bazën ajrore Sheppard në Teksas, duke takuar pjesëmarrësit në Programin e Përbashkët të Trajnimit Jet Pilot të Euro-NATO.

Ai gjithashtu do të vizitojë Komandën Strategjike Amerikane në Bazën e Forcave Ajrore të Offutt në Nebraska.

Më vonë, më 6 prill, zoti Stoltenberg do të udhëtojë në Bazën Ajrore të Peterson në Kolorado, ku do të vizitojë Komandën e Mbrojtjes së Hapësirës së Atlantikut të Veriut (NORAD) dhe Komandën Veriore të SHBA (NORTHCOM) së bashku me Ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë Harjit Sajjan./fraksion