AktualitetPolitikëTë fundit

Meta: Konflikte nuk i shërbejnë as vendit dhe as qytetarëve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vlerësoi  protestën e qytetarëve të KUkësit të cilët kundërshtuan taksën e “Rrugës së Kombit”.

“Mesazhi i im ka qenë i qartë; opozita ka mundësitë për të shfrytëzuar instrumentet e saj për të rritur kontrollin parlamentar, por edhe mazhoranca duhet të jetë më e interesuar për dialog të qëndrueshëm me opozitën dhe të gjithë shqiptarët për të evituar çdo shkak për tensione të panevojshme dhe konflikte që nuk i shërbejnë as vendit dhe as qytetarëve“,- tha Presidenti.

Ai e bëri këtë koment në një aktivitet për ditën e themelimit të “Aleancës Kombëtare të Stiudentëve Senatorë”, Meta theksoi se komuniteti ka të drejtë t’i kërkojë llogari qeverisë, pasi e përmirëson edhe më shumë këtë të fundit.

Meta u doli në krah banorëve të Kukësit, ndërsa shtoi se ata kanë të drejtë të kërkojnë llogari. “Taksa, e drejtë e komunitetit të ketë kërkesë llogarie. Protesta forcon ndjenjën e llogaridhënies së qeverisë. Shpresoj në një reflektim dhe në dialog për çështjen. Dialogu ndihmon në përmirësimin e qeverisjes së vendit”, tha Meta.