AktualitetBota+PolitikëTë fundit

Merkel vizitë në Shtëpinë e Bardhë. Takon Trump

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë më  27 prill   dhe do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, tha një zyrtar i lartë i SHBA të enjten, pasi dallimet në lidhje me një marrëveshje bërthamore me Iranin dhe tregtinë hodhën një hije mbi marrëdhëniet transatlantike.

Udhëtimi i Merkelit, do të jetë tre ditë pas vizitës shtetërore të Presidentit francez Emmanuel Macron në kryeqytetin e SHBA,

Vizita do të vijë pak para skadimit të një përjashtimi për Bashkimin Europian nga detyrimet e importit të SHBA për çelikun dhe aluminin.

Vizitat do t’i jepnin dy liderëve  kryesorë kombëtarë të Bashkimit Evropian, (gjerman dhe francez) mundësinë për të lobuar që blloku të lirohej përgjithmonë nga tarifat e çelikut dhe aluminit.
Tarifat pezullohen për BE deri më 1 maj.

Vizita e Merkel në Shtetet e Bashkuara, së pari e raportuar nga gazeta e përditshme Bild, do të zhvillohet pak përpara afatit të 12 majit që Trump ka vendosur të përmirësojë një marrëveshje ndërkombëtare për të frenuar programin bërthamor të Iranit.

Merkel, në një telefonatë me Trump javën e kaluar, kërkoi dialog mbi politikën tregtare midis BE dhe Shteteve të Bashkuara, “duke marrë parasysh sistemin e tregtisë ndërkombëtare të bazuar në rregulla”.

Marrëdhënia e Merkelit me Trump ishte  në fillim e ftohta  pas zgjedhjeve të tij të nëntorit 2016.

Para një bisede telefonike më 1 mars për të diskutuar luftën në Siri dhe armët bërthamore ruse, të dy udhëheqësit nuk i kishin folur njëri-tjetrit për më shumë se pesë muaj.

Trump ka kërcënuar të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga një marrëveshje mes Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore, të nënshkruara në vitin 2015 përpara se të mirte detyrën, përveç nëse Franca, Britania dhe Gjermania do të ndihmonin të binin dakord për një pakt të përcjelljes deri në atë datë.

Trump nuk i pëlqen kohëzgjatja e kufizuar e marrëveshjes, ndër të tjera./ Reuters

 

 

 

 

P