AktualitetPolitikëTë fundit

Donald Lu, politikanëve: LGBTI, ju kanë zgjedhur

Ambasadoi amerikan Donald Lu ka qenë në një aktivitet  ditën e sotme në forumin dedikuar komunitetit LGBTI.

Ai ka folur para të pranishmëve dhe tha se kanë ndjekur komentet e Ylli Manjanit, Tritan Shehut dhe Oriola Pampurit,  ai tha se  “Kemi ndjekur Ylli Manjanin, Tritan Shehun dhe Oriola Pampurin. Kini kujdes sepse përfaqësoni edhe elektoratin tuaj”, u shpreh Lu.

Ambasadoi Lu tha se “Vetëm pak prej tyre kishin vërtetë kurajo, Igli Totozani, Vasilika Hysi, Elona Gjebrea dhe Olta Xhaçka. Kemi ndjekur debatin e nxitur nga komente të bëra nga Ylli Manjani, Tritan Shehu dhe Oriola Pampuri. Shpresoj që drejtuesit politikë ta kuptojnë që fjalët e tyre përfaqësojnë jo vetëm bindjet e tyre vetjake po dhe të njerëzve që i kanë zgjedhur për t’i përfaqësuar”, tha ai.

Ai tha  se kohët e fundit ka parë përparim, por ka parë dhe diskriminim.  “Eshtë e vërtetë që kam parë përparim gjatë 3 viteve të mia në Tiranë, po kam parë dhe diskriminimin e homofobinë e vazhdueshme, kam parë pak politikanë shqiptarë të gatshëm të mbështesin këtë komunitet”, tha  ambasadori Lu.

Në postimin e tij në “Facebook”, ish-ministri i Drejtësisë kishte shkruar: “Martesat Gay; Eutanasia; legalizimi i drogave e pisllëqe të tjera si këto, po ju mësohen të rinjve!!! Ambasada Amerikane dhe Fondacioni Soros janë organizatorët e këtyre debateve tek të rinjtë.Ky lajm u pëçua dje. Megjithë respektin që kam për organizatorët, nuk më duket aspak edukuese kjo gjë! Të rinjtë kanë nevojë të edukohen duke vajtë në shkollë për të mësuar normalen, ose atë që është e rregullta dhe e ligjshmja!

Edhe deputetja e PD-së, Oriola Pampuri kishte komentuar hapur kundërshtimin e saj në lidhje me këtë çështje: ““Nuk ka absolutisht tagrin askush të përfshihet në leksione të hapura me fëmijë pa marrë miratimin e prindërve. Për shumë fëmijë në shkollat 9-vjeçare por edhe të mesme mund të përbëjë traumë në raste të tilla kur merret kështu informacioni i menjëhershëm nga persona të tillë, të cilët janë pjesë e këtij komuniteti. Ishte komplet në shkelje të të drejtave të njeriut”.

Të njëjtin qëndrim kishte mbajtur edhe deputeti tjetër i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, duke nënvizuar se “Ministria e Aresimit duhet sa më shpejt të japë shpjegime për këto veprime të pabazuara në ligj dhe të marrë masat përkatëse bllokuese e ndëshkuese”.